E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skocezja do të garojë në Formula 1

Ajo është gruaja më e shpejtë në botë dhe pritet të marrë pjesë në Garën e Formula 1, për të përfaqësuar Britaninë e Madhe.

Susie Wolff është skocezja, e cila do të shfaqet në një dokumentar të BBC në të cilën do të rrëfejë jetën dhe karrierën e saj. 30-vjeçarja e ka nisur sportin që në fëmijëri dhe e ka vazhduar gjatë gjithë jetës.

Divina Galica ishtë gruaja e parë britanike, që konkurroi në këtë sport në vitin 1978, por që nuk u kualifikua në garën e Amerikës Jugore.

Susie u bë garuesja e vetme, që kur vitin e shkuar sportistja Maria de Villota pësoi aksident duke i lënë kështu vendin asaj.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›