Schano i prinë jurisë për teatër

Poeti, aktori, regjisori, autori, trajnuesi i menaxhmentit dhe medieve, Hans Echnaton Schano, është dhe drejtor i komunikimeve evropiane në Univeral Movement Theatre Repertory, anëtar aktiv i International Theatre Institute (që sponsorohet nga UNESCO), themelues dhe drejtor i One World Theatre (Amsterdam, Dallas, N.Y.), pjesëmarrës i shumë produksioneve teatrore, filmike, televizive, dhe të radios në gjithsejtë 17 shtete dhe të interpretuara në gjashtë gjuhë (gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht e portugalisht).
Përvoja e tij si aktor, regjisor dhe ligjërues buron nga tradita të shumta e të ndryshme teatrore, si inovacione anti-moderne dhe post-moderne, teatri Off-Off në Broadway, krijimet kolektive në Living Theatre, bio-mekanika e Meyerhold’it dhe Stanislavskit, traditat klasike e moderne të Lindjes së Largët, etj.
Në edicionin e sivjetmë të Skena Up, Schano do të mbajë një punëtori (më 8-9 nëntor) për të gjithë adhuruesit e teatrit dhe aktorët e skenës vendore. Në punëtorinë dyditore pjesëmarrësit do të përfitojnë një qasje të re ndaj marrëdhënieve komplekse mes formës, përmbajtjes dhe teknikës në teatër dhe në interpretim.
Përveç punëtorisë me aktorë, Hans Echnaton Schano do të jetë edhe kryesues i jurisë së teatrit në këtë edicion të Skena Up.
Ardhja e tij në festival nderon gjithë komunitetin artistik. Prandaj, rezervoni datat 8 dhe 9 dhjetor për një punëtori që nuk do ta harroni asnjëherë.