Mbrojtësit i frikësohen Suarezit

Reprezentuesi uruguaian është në formë të shkëlqyeshme dhe me dy golat kundër Wiganit në ligë u ngjit në kuotën 10, dy më tepër se rivali më i afërt. Suarez ka realizuar gjithsejtë 13 herë këtë stinor, përfshirë dy në Europa League dhe një në Capital One Cup dhe qendërmbrojtësi Skrtel beson se në formën aktuale, bashkëlojtari i tij nuk ka rival.
“Është mirë që e kemi në skuadër sepse për mua ai është sulmuesi më i mirë në Premierligë për momentin”, deklaroi Skrtel për Sky Sports News. “Jam i lumtur për të që është duke luajtur mirë dhe që po shënon gola. Shpresoj që ai të jetë në gjendje të vazhdojë kështu. Ne stërvitemi së bashku dhe e di mirë se sa vështirë është ta mbuloni, andaj jam i sigurt se çdo mbrojtës në Premierligë përballet me ankth kur ndeshet me të”, u shpreh ylli sllovak.