Schäuble: Grekët të votojnë kë të duan, masat do të zbatohen!
Dhembshuri për grekët që vuajnë, ka shprehur Ministri gjerman i financave Volfgang Schäuble, duke theksuar se «të pasurit e kanë lidhur gomarin e tyre».
Ministri gjerman i financave Volfgang Schäuble në intervistën e tij dhënë revistës gjermane Stern tha gjithashtu se «grekët janë të lirë të votojnë si të duan, por masat e ashpra janë të pashmangshme”.
Ministri gjerman i financave beson se rezultati nuk ka një rëndësi kaq të madhe. «Grekët janë me të vërtetë të lirë të zgjedhin atë që duan. Në gjendjen reale të vendit, e cila për shkak të dekadave të dështuar të krizës ekonomike është e dhimbshme, çfardo rezultati që do të ketë në zgjedhjet e 17 qershorit, nuk do të ndryshojë asgjë. Duhet të merren masa të ashpra», thotë ai.
Në këtë intervistë, z. Schäuble thotë se në Greqi, të varfërit vuajnë, por të pasurit e kanë lidhur gomarin e tyre. «Më vjen shumë keq për njerëzit në rrugë, por nuk mund t'i shpëtoj», shtoi ai.
Duke iu referuar uljes së pagës minimale, pranon se «është e vështirë për ta reduktuar, në një kohë kur mendon se shumë të tjerë kanë pasuri të pallogaritshme», por ndërkohë shton se «nëse vendi dëshiron të rifitojë konkurrueshmërinë e tij, paga minimale duhet të reduktohet» dhe shpjegon se është fjala për një ulje në nivelin e pagave të Spanjës.