Scholes me 2 qershor, prapë luan në "Old Trafford"

Paul Scholes do të kthehet pas pak ditësh përsëri në "Old Trafford". Mesfushori i Manchester United do të jetë në stadiumin ku u bë i famshëm si lojtar, por kësaj radhe jo si lojtar i Manchester United.
Scholes e ka konfirmuar pjesëmarrjen në miqësoren e 2 qershorit që do të luhet në "Old Trafford".
Në këtë ndeshje që ka karakter bamirës do të luajnë legjendarë si Zidane, Figo, Van Der Sar, Makelele, Jap Stam e Andy Cole./Indeksonline/