E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoset vendi i finales së Ch.League në 2015

UEFA sot ka përcaktuar nikoqirët e finaleve në Ligën e Kampionëve dhe Europa League në vitin 2015. Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2015 do të zhvillohet në Berlin.

Në mesin e shumë kandidaturave, UEFA vendosi që kjo finale të mbahet në stadiumin olimpik të Berlinit. Finalja e Europa League në vitin 2015 do të luhet në Varshavë të Polonisë.

Finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2014 është vendosur më parë për tu luajtur në Lisbonë ndërsa ajo e Europa League në Torino./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›