E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Scholz: Anëtarësimi i Ballkanit në interes të Berlinit dhe BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që shtetet e mbetura të Ballkanit të bëhen anëtarë të BE-së teksa përshëndeti vendimin për t’i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit.

“Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian ”, tha Scholz.

Mbështetësit e zgjerimit të BE-së argumentojnë se angazhimi i bllokut me Ballkanin Perëndimor është jetik për mbrojtjen e sigurisë evropiane përballë agresionit rus.

Të martën, diplomatët në Bruksel ranë dakord të pranojnë Bosnjën si një kandidate për anëtarësim. Bosnja i bashkohet katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës në radhë për anëtarësim. Kandidaturat e Moldavisë dhe Ukrainës u konfirmuan në qershor. Procesi i bashkimit mund të zgjasë dekada.

Kroacia është aktualisht i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që është anëtar i BE-së. Megjithëse nuk është ende anëtare e Shengenit, kohët e fundit u ndez me dritë jeshile për t’u bashkuar me zonën e udhëtimit pa pasaporta që nga fillimi i vitit 2023.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›