E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë pas një rënie të dukshme të vlerës së aksioneve të tij në kompaninë e makinave elektrike Tesla këtë vit. Sipas Forbes dhe Bloomberg, Musk është tejkaluar nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i grupit të mallrave luksoze LVMH.

Musk është shefi ekzekutiv dhe aksioneri më i madh në Tesla, me një aksion të raportuar prej rreth 14%. Sipas Forbes , Musk tani vlen rreth 178 miliardë dollarë ndërkohë, Bernard Arnault ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›