Schwarzenegger aktron përsëri

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger para 28 vjetësh në filmin “Terminator” kishte thënë: “Do të kthehem!”.
Pasi që shtatë vite i ka kaluar në politikë, ka përmbushur premtimin dhe i është kthyer dashurisë së parë – aktrimit. Ish-guvernatori i Kalifornisë, pas nëntë vitesh merr rolin kryesor në trilerin aksion “The Last Stand”.
“Kërcej nga ndërtesat, iki nga eksplodimet dhe vrapoj drejt automobilave që fërfëllojnë siç e kam bërë këtë dikur”, tha i ngazëllyer Schwarzenegger, i cili tani është 65 vjeç.
Përkundër viteve, Arnoldi akoma nuk ka kërkuar kaskader. “Ndoshta nuk vrapoj shpejt dhe nuk kam duar të fuqishme si dikur, por akoma di të shkatërroj armikun dhe të manipuloj me armët”, u lavdërua Arnie.
Adhuruesit i ka porositur që ndoshta është plakur, por që akoma nuk mendon për t’u pensionuar.