Schwarzenegger kishte një fëmijë ilegal me shërbëtoren
Aktori i njohur dhe ish- guvernatori i Kalifornisë është ndarë me të shoqen për shkak se ai ka pranuar se ishte babai i një fëmije ilegal, të cilin e kishte ngjizur me shërbëtoren e tij.
Mendohet se aktori i ka rrëfyer këtë gjë gruas së tij tani, por fëmija i tij ilegal është ngjizur dhjetë vite më përpara.
Gjithashtu thuhet se gruaja që punonte në shtëpinë e aktorit, me të cilën ka pasur një aferë, ka dalë në pension në janar pas 20 vitesh punë.