E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schweinsteiger, tek Bayern deri ne vitin 2012

Mesfushori biond dhe skuadra bavareze kane arritur ne nje marreveshje te perbashket per ta shtyre me tej kontraten qe skadonte ne qershorin e vitit 2009.

Bastian Schweinsteiger dhe Bayern Munchen i japin fund telenoveles se rinovimit, duke zgjatur bashkepunimin edhe per 3 vjet te tjere.

Mesfushori biond dhe skuadra bavareze kane arritur ne nje marreveshje te perbashket per ta shtyre me tej kontraten qe skadonte ne qershorin e vitit 2009. Lajmin e ben te ditur agjencia “Sid”, sipas se ciles, Juventus dhe Real Madrid kane hequr dore nga tentativat per te marre 24 vjecarin e kombetares gjermane.

Sipas disa zerave, ajo qe ka ndikuar ne marrjen e vendimit qe Schweinsteiger te mos largohet nga Gjermania, eshte e fejuara e tij Sarah Brandner, e cila ka influence te madhe ne jeten e tij.

Gjate diteve te shkuara u perfol nje afrim i mundshem i lojtarit me Juventusin, madje edhe presidenti Rumennigge tha se rinovimi do te ishte i veshtire, por tashme gjithcka eshte hipotekuar deri ne 2012-en.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›