E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'do të largohet nga Shqipëria

Samanta Karavella e kurorëzuar  si fituesja e edicionit të dhjetë të festivalit të “Top-Fest”, me baladen e saj “Loti i Fundit”, ka filluar punen per projekte te reja.

“Në planet afatshkurtra po pres tani dy produksione të reja, këngë përgjithësisht verore. Kam realizuar një këngë solo e do të kem edhe bashkëpunime në vazhdim. Ky ka qenë një vit më intensiv për mua se të tjerët dhe jam e kënaqur për këtë”, zbuloi ajo per TCH planet e saj për të ardhmen.   Ndryshe, ajo ka bere te ditur se aktualisht nuk mendon te largohet nga Shqiperia. "Sigurisht që jam këtu dhe do të vazhdoj të jem këtu në Shqipëri, por nuk i dihet asnjëherë fatit dhe çfarë mund të ndodhë," ka perfunduar Karavella. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›