E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma luksoze e Tamara Eclestone

Tamara Ecclestone, bija e pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone, ështe martuar në një dasëm ekstra luksoze.Dasma e saj me Jay Rutland mund të jetë një prej dasmave më të shtrenjta të dekadës, mbase edhe të gjithë historisë së njerëzimit deri tani.
 
Ajo i ka dhënë fund beqarisë, pasi sot eshte kurorëzuar në hotelin luksoz Grand Hotel Du Cap Ferrat, afër Nisës. Po ashtu mësohet se aty ka rezervuar 73 dhoma të hotelit, me një çmim prej 1.5 milionë dollarësh.
 
Sir Elton John këndoi në dasmë për pagesen prej 2 milionë dollarë. Lionel Richie dhe Calvin Harris po ashtu  kanë kënduar, por i kushtuan pak më lirë.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe mbesat e Mbretëreshës, Princesha Eugenie dhe Beatrice, të cilat kurrë nuk shkojnë nëpër ngjarje të hapura si kjo.
 
Sipas mediave botëroe, Ecclestone ka shpenzuar plot 12 milionë funta britanike për organizimin e dasmës përfshirë këtu shpërthimi i fishekzjarrëve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›