E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së paku 11 të vdekur pas shpërthimeve në Damask

Të paktën 11 persona janë vrarë në shpërthimin e dy auto-bombave në Damask.

Shpërthimi i parë ka jehuar në një lagje ku jetojnë ithtarë të regjimit dhe ka marrë të paktën dhjetë jetë.

Sulmi i dytë është kryer në një paralagje në Haxhar al Asuad dhe në të ka humbur jetën një person.

Burimet islamike kumtuan se forcat qeveritare siriane kanë vrarë një xhihadist jordanez. Abdul Rahim al Shaushi ka humbur jetën në një këmbim-zjarr, derisa ka luftuar së bashku me luftëtarë islamikë tek qyteti jugor Dara. Ai është xhihadisti i nëntë jordanez, i vrarë në konfliktin në Siri.

Sipas një xhihadisti jordanez, mbi njëqind luftëtarë kanë hyrë në Siri vetëm në tetor, ndërsa numri i tyre i përgjithshëm në vend është rreth 250.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›