E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli thotë se nuk do të largohem nga koalicioni qeverisës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt interesi rreth memorandumit të mirëkuptimit, i nënshkruar me një konsorcium në shtetin e Nigerisë, dhe se rasti i ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit është bërë vetëm me trillime.

Për memorandumin e mirëkuptimit, Pacolli, në Rubikon të KTV-së, tha se nga AKK-j është kërkuar që të tregohet pronësia e firmave, të cilat ishin pjesë të konsorciumit.

Për ato që Pacolli i quan trillime të AKK-së, ai thotë se dikush do të japë përgjegjësi, ndërsa ka përmendur edhe një SMS të kreut të AKK-së, Hasan Preteni, të cilin e kishte marrë sa ishte në New York.

I dyti i Qeverisë ka folur edhe për qeverinë aktuale, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga koalicioni edhe pas inkuadrimit të mundshëm të AAK-së në koalicion, përveç nëse një gjë e tillë i kërkohet nga kreu i Ekzekutivit, Hashim Thaçi.

Nga angazhimin e tij në procesin e lobimit dhe të njohjeve, Pacolli, ka theksuar se pret rezultate të reja, ndërsa shteti i Ugandës do të tregojë shumë shpejt rezultate.

Pacolli ka insistuar se njohja nga Mali ekziston ende dhe nuk është tërhequr, duke e shpjeguar edhe njëherë situatën në atë vend.

Lidhur me rastin e Hotelit “Grand”, Pacolli ia ka vënë gishtin mosfunksionimit të drejtësisë në vend, për shkak se nuk ka mundur t’i marrë 60 % të aksioneve, të cilat i kishte blerë në vitin 2006.

I vetmi njeri që ka kërkuar para për “Grand”-in është Astrit Haraqija, ka thënë Pacolli.

Në fund të intervistës, Pacolli, ka bërë të ditur se është edhe kandidat për çmimin Nobel për Paqe, transmeton Indeksonline.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›