E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti do frenojmë makinën thjesht duke menduar

Imagjinoni pak sikur makina juaj të frenojë në vend vetëm sepse ju e keni menduar një gjë të tillë. Shkencëtarët gjermanë të TU Berlin janë duke bërë analizat e nevojshme për të arritur deri në ditën kur truri ynë do frenojë makinën duke shmangur aksidentet.

Eksperimentet e bëra deri më tani me personat e ofruar në kërkim tregojnë se mendimi për të frenuar është 130 milisekonda më i shpejtë se sa këmba në pedal. Duket në fakt shumë pak, por nëse jeni me 100 kilometra në orë, atëherë shkurtoni distancën e frenimit me 3.66 metra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›