Se shpejti pavioni i Terrorit Komunist ne Muzeun Kombetar
Pavioni i Terrorit Komunist në Muzeun Historik Kombëtar tashmë është në momentet e fundit të përfundimit të tij. Ky pavion, i cili ka kureshtuar se tepërmi vizitorët vendas dhe kryesisht ata të huaj për pak ditë do të çelë dyert. Këtë na e bën me dije muzeologu Fredi Gusho. Ndërtimi i këtij pavioni ka nisur dy vite me parë me iniciativën e drejtorit të këtij institucioni zotit Luan Malltezi.
Ky pavion do të sjellë për vizitorët fotografi, dokumente, objekte të reja që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike dhe tematike Shqipërinë e viteve '45-'90.
Ajo ç'ka do të jetë ndryshe në këtë pavion është fakti se do të ketë më shumë informacion, më shumë fotografi, dokumente dhe mbi te gjitha objekte, të cilat falë kontributit të konsulentëve dhe bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme si Ministrinë e Brendshme, do të plotësojnë periudhën
Vitrinat dhe stendat e pavionit do të pasurohen me objekte personale të të përndjekurve politikë si: veshje, enë, lugët, pjata prej alumini, por edhe punime shkencore, dorëshkrime.
Në Pavionin e Terrorit Komunist do të ketë pjesë të ndryshme si: organet e diktaturës, madje është ndërtuar një qeli e mirëfilltë, ku të burgosurit torturoheshin dhe më pas ekzekutoheshin, si dhe do tëe pasqyrohen gjyqet e deputetëve, lëvizjet opozitare, e deri në rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha.
Brenda pavionit do të ketë edhe disa monitorë ku do të shfaqen pamje filmike, dokumentarë që pasqyrojnë kalvarin e vuajtjeve të asaj kohe".