E Diel, 1 Nëntor 2026

PS vizite ne familjen Myrtaj

Familja Myrtaj ka hapur dyert dhe ka pritur sot vizita për humbjen e Faik Myrtajt, i vrarë një vit më parë në protestën e 21 janarit dhe për djalin Fatbardhin, i vetvrarë pak kohë me pas.

Në shtëpinë e tyre, në fshatin Kreshpan, të komunës Cakran, në Fier, kanë shkuar deputetët e Partisë Socialiste te Qarkut, Albert Caci, Arjon Muçaj dhe Ervin Koçi.

Po ashtu, ka qenë edhe kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj dhe kryetari i Partisë Socialiste të rrethit Fier, Xhevit Bushi.

Bashkë me të afërmit, ata kanë shkuar në varrezat e fshatit, atje ku prehen pranë at e bir.  Deputetët kanë vendosur tufa me lule në emër të lidershipit të Partisë Socialiste. Një ditë më pare, Faik Myrtaj u nderua me titullin nderi i qarkut i Fierit.
1-vjetori i 21 janarit
Exclusive - 21 Janari
“Drejtësi për 21 janarin”
Nga 21 janari në 21 janar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›