Seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot seancë dëgjimore me kandidatët për plotësimin e vendit vakant për një anëtar të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Publik Shqiptar (KDRTSH).
Kandidatët të cilët morën pjesë në seancë dëgjimore ishin Albert Minga, Arben Muça, Eduart Makri dhe Floriana Paskali.
Seanca u zhvillua nën drejtimin e kryetares Flutura Açka. Kandidatët paraqitën prezantimin e tyre para anëtarëve të komisionit, duke argumentuar arsyet e kandidimit dhe përshkruar fushën e tyre të eksperiencës dhe profesionalizmit që secili prej tyre përfaqëson. Gjatë seancës së dëgjesave, anëtarët e komisionit vazhduan me pyetje të ndryshme për secilin kandidat.
Komisioni i Edukimit, foto: Florian Abazaj 1 nga 3