E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Seanca dëgjimore për trazirat e Kapitol: Donald Trump tentoi të bënte ‘grusht shteti’

Është mbajtur seanca e parë dëgjimore për trazirat e Kapitolit, në të cilën Komiteti i Përgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve tha se ish-presidenti Donald Trump ishte në qendër të komplotit që çoi në një tentativë për grusht shteti.

Një video 12-minutëshe e transmetuar në seancën dëgjimore, sipas BBC, shfaqte pamje nga kryengrija, ku shiheshin qytetarët teksa nxiteshin nga fjalimi i ish-presidetit Trump kundër Mike Pence. Turma brohoriste se Pence duhej të varej, ndërsa Trumop përgjigjen se ndoshta kishin të drejtë, se ai “e meritonte”.

Trump ishte i zemëruar që Pence, i cili kryesonte dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve, kishte refuzuar urdhrin e tij për të refuzuar vërtetimin e fitores së Biden. Ndërsa faktet e sulmit të 6 janarit 2021 janë të njohura, komiteti po përpiqet të bashkojë historinë se si ndodhi, për të parandaluar një përsëritje. Pesë persona humbën jetën dhe më shumë se 100 policë u plagosën në kaos.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›