Van Romphy:E ardhmja e Ballkanit në BE

Pavarësisht skepticizmit që shoqëron vazhdimisht procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, presidenti i BE-së Herman Van Rompuy ka deklaruar se mbështet integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, presidenti Van Rompuy ka theksuar angazhimin e tij për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që përsa i përket çështjes së vizave është shprehur se beson te një vendim objektiv i Komisionit Europian.
Ndërkohë që kryeministri Berisha ka lajmëruar vizitën e presidentit të BE-së në Tiranë në kuadrin e një turi që ai do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas kryeministri Sali Berisha qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë çdo reformë që i shërben integrimit.