E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca e parë e Parlamentit të ri, nis të hënën në orën 18:00

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet të hënën, më 9 Shtator (ora 18:00), në hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare.

Në një njoftim zyrtar, zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se "bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës nr.8288, date 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njoftohen deputetët e zgjedhur sipas vendimit nr.759, date 06.08.2013 të KQZ- së, se Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00, në Legjislaturën e tij të VIII-të".

Pas përfundimit më 7 shtator të mandatit të deputetëve të parlamentit parardhës, 9 shtatori do të shënojë konstituimin e trupës së re parlamentare prej 140 anëtarësh, të zgjedhur nga vota e 23 qershorit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›