Rama-Thaci: Mbledhim në Prizren dy qeveritë tona, bashkimi i shqiptarëve nën qiellin e BE
TIRANË- Intensifikim i bashkëpunimit mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu deklaruan në konferencën e përbashkët, kryeministri i zgjedhur Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci menjëherë pas takimit prej 1 ore që zhvilluan në selinë e PS.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se sot u vendosën piketat e këtij bashkëpunimi që do të kulmojë me një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.
“Ishte një privilegj i posaçëm, që sot të mirëpresim këtu në këtë godinë kryeministrin e Kosovës, mikun tonë Hashim Thaçin. Patëm një bisedë që është vazhdimi i një komunikimi sistematik, që kemi mbajtur gjithmonë, por edhe për të vendosur më tutje piketat e një bashkëpunimi që vullneti ynë është ta intensifikojmë. Po ashtu vullneti i kryeministrit dhe i qeverisë së Kosovës është ai që ka qenë gjithmonë, me bindjen e plotë se vetëm përmes intensifikimit të bashkëpunimit ne mund të krijojmë më shumë mundësi për gjithë shqiptarët këtej dhe andej kufirit në të gjitha planet".
“Unë besoj dhe ne të gjithë besojmë që hapat e hedhur me shumë kurajo dhe me një vizion të kthjellët për ardhmërinë e Kosovës por edhe të gjithë rajonit nga kryeministri dhe nga qeveria e Kosovës drejt marrëveshjes me palën serbe dhe qëndrimi koherent i qeverisë së Kosovës dhe i kryeministrit në funksion të rritjes së hapësirave të paqes dhe bashkëpunimit në rajon, përbëjnë për të gjithë ne një pikë referimi në raport me atë çka duhet të bëjmë. Ne besojmë se ajo marrëveshje ka shënuar mbylljen e një epoke dhe hapjen e një epoke të re, ku jemi të gjithë të sfiduar që të rrisim masën dhe cilësinë e bashkëpunimit dhe të krijojmë kushte që në këtë hapësirë të re, jo vetëm mes nesh por edhe me të gjithë të tjerët në rajon të bashkëpunojmë në të mirë të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”, u shpreh Rama më tej.
Sipas Ramës, bashkëpunimi do të mbetet rruga e përbashkët drejt rrugës së bashkimit nën qiellin e Europës së bashkuar.
"Jam i bindur që bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi personalisht do të sjellë hapa të tjerë në rrugën e një bashkëpunimi, që nuk fillon me këtë qeveri dhe sigurisht do të mbetet rruga e përbashkët drejt ëndrrës së bashkimit nën qiellin e Europës së bashkuar".
Ai nënvizoi më tej se, “Ramë në një mendje me kryeministrin që pas vizitës së menjëhershme që unë dhe një pjesë e konsiderueshme e ministrave do të bëjmë në Prishtinë, sapo të kemi kryer normalizimin e qeverisë, të fillojmë menjëherë përgatitjen e një takimi dy palësh mes të dy qeverive, një takim i përbashkët që ne do ta kthejmë në një institucion për ti dhënë një shtytje të fortë bashkëpunimit mes nesh, në të gjitha ato fusha që bashkarish kemi identifikuar.”, shtoi ai.
I të njëjtit mendim ishte edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci, i cili shprehu besimin e tij dhe të qeverisë që drejton për vizionin që Rama ka për integrimin europian.
“Në takimet që kemi zhvilluar ditë më parë, edhe në Zagreb jemi takuar gjithashtu, edhe në Prizren dhe sot në selinë e Partisë Socialiste vetëm pak ditë përpara sesa ta merrni përgjegjësinë, duke ju uruar për marrjen e përgjegjësisë së re, jemi dakorduar për hapat e parë që do t’i ndërmarrim, e para me vizitën që do të bëjë kryeministri Rama në Kosovë në ditët e ardhshme me një pjesë të kabinetit qeveritar. Gjithashtu jemi dakorduar që ne gjatë muajit nëntor të mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prizren. Gjithashtu të angazhohemi edhe për festimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa do të punojmë bashkërisht që të kemi angazhime edhe më të mëdha, edhe më të shpejta, edhe më efektive, më efikase, edhe për Shqipërinë europiane, edhe për Kosovën europiane”, tha Thaci.
Duke u ndalur tek mbledhja e përbashkët e të dy qeverive, Thaci theksoi se, “Jemi dakorduar për hapat e parë që do t’i ndërmarrim, e para me vizitën që do të bëjë kryeministri Rama në Kosovë në ditët e ardhshme me një pjesë të kabinetit qeveritar. Gjithashtu jemi dakorduar që ne gjatë muajit nëntor të mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prizren. Gjithashtu të angazhohemi edhe për festimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa do të punojmë bashkërisht që të kemi angazhime edhe më të mëdha, edhe më të shpejta, edhe më efektive, më efikase, edhe për Shqipërinë europiane, edhe për Kosovën europiane. Ju falënderoj gjithmonë për mbështetjen që na keni dhënë. Edhe në përgjegjësitë tona që kemi treguar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës dhe të Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, të Kosovës dhe të Serbisë është edhe në interesin e gjithë rajonit, prandaj ne do të punojmë për Shqipërinë europiane, Kosovën europiane, për rajonin europian.”, shtoi ai.
THAÇI: ROLI I METËS PËR LIRINË E KOSOVËS I ÇMUESHËM, I JEMI MIRËNJOHËS
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi sot një takim në Tiranë edhe me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministri i Kosovës vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin me zotin Meta, duke i shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij në përpjekjet për lirinë e Kosovës. Thaçi e cilësoi kreun e LSI-së si bashkëluftëtar të betejave për çlirimin e Kosovës.
“I jam shumë mirënjohës zotit Meta për angazhimin e tij personal, të pakursyer e të jashtëzakonshëm në mbështetje të përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Roli i zotit Meta për lirinë e Kosovës është i çmueshëm dhe respektohet prej qytetarëve të Kosovës”- deklaroi Thaçi.
Duke e uruar kreun e LSI-së për detyrën e re në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri i Kosovës tha: “çmoj shumë kontributin, rolin dhe angazhimin e kryetarit Meta, ish-kryeministrit Meta për rolin ekuilibrues në Shqipëri , për rolin dhe maturinë e jashtëzakonshme që ka treguar dhe LSI në të gjitha angazhimet dinamike të skenës politike në Shqipëri, për të kaluar tranzicionin demokratik me sukses të plotë.”
“Presim një bashkëpunim shumë të ngushtë, vëllazëror, miqësor, institucional. Shqipëria europiane është mesazh edhe për Kosovën, që do të afrohet më shpejt drejt NATO-s dhe BE-së”.-përfundoi Thaçi.
Nga ana e tij, lideri i LSI-së Meta shprehu gatishmërinë e LSI-së për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, nëpërmjet një bashkëpunimi në të gjitha nivelet.
“Besojmë shumë në kapacitetin e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj. Besojmë shumë në energjitë pozitive të shqiptarëve në të dy vendet dhe gjithë rajonin. Besojmë se me këto vizione evropiane dhe përgjegjësi të fituara edhe falë përvojave do të arrijmë të ecim më shpejt drejt përmbushjes së aspiratave të shqiptarëve drejt një stadi të ri të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE, Kosovës me BE, konsolidimit të mëtejshëm të pozicioni ndërkombëtar të Kosovës, por edhe duke çuar përpara të drejtat e shqiptarëve kudo ku janë.”- theksoi Meta.
Më tej lideri i LSI-së përfitoi nga rasti për të uruar dhe falënderuar të gjtihë anëtarët, simpatizantët dhe themeluesit e LSI-së për ditën e themelimit të partisë.
“6 shtatori është dita e themelimit të LSI-së. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe themeluesit e LSI për këtë ditë të shënuar dhe tu uroj atyre suksese.”- deklaroi Meta.
HASHIM THACI TAKON BERISHËN: KOSOVA TË FALENDERON PËR MBËSHTETJEN
Kryeministri në detyrë Sali Berisha, priti sot në një takim kortezie me rastin e përfundimit të mandatit të tij qeverisës, homologun e tij kosovar Hashim Thaci. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha deklaroi se ka përgëzuar kryeministrin Thaci për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, teksa vlerësoi përgjegjshmërinë e treguar nga ky i fundit për një cështje madhore për shqiptarët.
“E përgëzova përzemërsisht për marrëveshjen, apo procesin e Brukselit me të cilin, po hapin një kapitull të ri në drejtim besoj të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor , të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe shqiptarëve dhe serbëve. Thaci ka dëshmuar një shkallë të lartë përgjegjshmërie dhe vendosmëri të madhe që procesi të konkretizohet me sukses. Për shqiptarët marrëveshja e Brukselit e një rëndësie të madhe”, u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë, vlerësoi se perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe e Kosovës është më e avancuar se asnjëherë,
“Zhvillimet e vendeve tona janë të një trendi pozitiv. Perspektiva Evropiane e Shqipërisë dhe Kosovës është më e avancuar se asnjëherë. Aty shqiptarët do bëhen më të lirë më të mëkëmbur dhe më të sigurtë” theksoi Berisha teksa nuk anashkaloi të theksojë se vizita e homologut të tij vjen në momentin që largimit të tij nga pushteti, “në këtë detyrë unë jam sa të bëjë betimin kryeministri i ri”.
Nga ana e tij, Thaçi theksoi faktin se ishte në Tiranë në një vizitë miqësore për të falenderuar mikun e tij Sali Berisha, për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë mandatit të tij 8 vjeçar në qeveri.
“Kryeministri Sali Berisha ka bërë një punë të madhe për njohjet e Kosovës. Një falenderim i veçantë i shkon kryeministrit Berisha për ndërtimin e Rrugës së Kombit”, u shpreh Thaci.
(m.a/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hashim Thaci takon Berishën: Kosova të falenderon për mbështetjen Thaçi: Roli i Metës për lirinë e Kosovës i çmueshëm, i jemi mirënjohës