E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca konstituive nesër, Kuvendi publikon rendin e ditës

PRISHTINË, 5 gusht/ATSH/ Kuvendi i Kosovës bën të ditur se nesër (e enjte) do të mbahet seanca konstituive, prej orës 10:00, përcjell KosovaPress.

Kuvendi publikoi edhe rendin e ditës, ku përfshihet; formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; Betimi i deputetëve; Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.

Pak më parë ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në përpjekje për një marrëveshje për bashkëqeverisje e cila përfundoi pa një marrëveshje.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›