E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca maratone e Kuvendit. Berisha opozites Votoni projektbuxhetin nxirreni Ramen nga bunkeri i bllokut

25-11-2010 / Gazeta 55

- Kryeministri Berisha Rama kundershtari me i rehatshem per mua


- Kuvendi i Shqiperise po diskuton ne keto momente projektbuxhetin e shtetit per vitin 2011-te


- Ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit kryeministri Sali Berisha i ka bere thirrje deputeteve socialiste te votojne projektbuxhetin e vitit 2011 dhe te nxjerrin Edi Ramen nga bunkeri i bllokut


Kryeministri prezantoi sot ne Kuvend projektbuxheti per vitin 2011-te. Shefi i ekzekutivit theksoi ne fjalen e tij se ky buxhet eshte me i madhi ne historine e ketij vendi dhe te nje ekonomie e cila renditet ne 4- 5 ekonomite e botes me rritje ekonomike ne kulmin e krizes. Kryeministri i kujtoi opozites se nje vit me pare nuk ishte ne salle kur u votua projektbuxheti i vitit 2010 te cilin Berisha e konsideroi te suksesshem dhe akuzoi Ramen se dha urdher deputeteve PS te largohen nga salla. Sepse ky njeri nuk ka sensin e pendeses por kompleksin e turpit- nenvizoi Berisha. Ai i beri thirrje deputeteve te opozites te te clirohen nga psikologjia e bunkerit e kryetarit te tyre i cili ndodhet ne krize te pashprese dhe mendon vetem per pushtetin- tha Berisha. Ne kohen e greves se urise i cova nje mesazh Edi Rames Harroje se do behesh kryeminister nese do rrish para deres time- tha kryeministri Berisha greven disaditore te socialisteve pak muaj me pare. Me tej kreu i qeverise i beri thirrje opozites te votojne pr/buxhetin i cili fund e krye i perkushtohet qytetit shqiptar . Le te sherbeje gabimi dhe pendesa qe bete duke mos votuar projektbuxhetin e 2010 qe te votoni buxhetin sot- apeloi kryeministri. Duke iu drejtuar opozites Berisha tha se pr/buxheti eshte i qytetareve qe do u rriten cilesite e sherbimeve do te jete i pensionisteve te cilet do u rriten pensionet 10 ne fshat dhe 5 ne qytet i fermereve dikur skellver te socialisteve i punonjesve te administrates qe do u rriten rrogen. Ju i ofroni kufijte ne i ofrojme horizont shqiptareve- tha Berisha duke shtuar se sa te jete ne pushtet do kete rritje rroge. Tjeter prioritet eshte dhe autostrada Tirane- Elbasan e cila pritet te filloje nga puna ne fillim te vitit 2011-te. Mund te votoni kunder rruges se dyte te kombit- iu drejtua deputeteve te opozites duke shtuar se cfare do i thoni qytetareve te Elbasanit nese nuk do votoni per ndertimin e rruges se tyre. Kryeministir Sali Berisha mbylli fjalimin e tij duke i apeluar deputeteve te Partise Socialiste qe te votojne dokumentin ambicioz per vitin 2011-te. Mos humbni shansin te beheni bashkautor te nje projektbuxheti qe do sjelle transformimin me te madh te vendit- deklaroi kryeministri.


Kryeministri Rama kundershtari me i rehatshem per mua Ne pergjigje te replikave me deputetin socialist Gramoz Ruci kryeministri Sali Berisha tha se asnjehere se ka konsideruar kundershtare te veshtire Edi Ramen. Kryetari juaj eshte kundershtari me i rehatshem per mua- deklaroi Berisha duke iu drejtuar Rucit. Pergjigja e kryeministrit erdhi pas deklarates se kreut te grupit parlamentar socialist Ruci se emri i Edi Rames i eshte kthyer ne makth mazhorances. Ndersa kreu i qeverise e konsideron teresisht te paperfillshem dhe as qe e llogarit si kundershtar potencial.


Seanca/U mblodh sot ne oret e para te mengjesit seanca plenare e Kuvendit te Shqiperise. Ne seancen plenare do te diskutohet ne parim projektbuxheti i 2011-es cka pritet te sjelle debate te forta duke qene se opozita prej kohesh e ka kundershtuar shperndarjen e buxhetit. Partia Socialiste ka kritikuar kete projekt/buxhet si me mangesi te medha dhe e ka cilesuar ate si buxhet elektoral i cili eshte i ideuar te zbatohet jo per ti sherbyer interesave te qytetareve shqiptare por vetem interesave personale te pushtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›