E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend replika Berisha- Ruci per Ramen

Perplasjet mes kryeministrit Berisha dhe kryekuvendorit socialist Ruci kane qene momentet me te nxheta te seances maratone per buxhetin. Duke devijuar nga diskutimi i ligjit finciar me te rendesishem te vitit nuk kane munguar akuzat reciproke por dhe ne adrese te liderit te PS Edi Rama.

BerishaKeni shndrruar seancen ne panairin e mashtrimit. Ledi ke borxh ndertuesve te Tiranes 70 te lejeve. Duket e pafajshme ajo por nuk eshte e pafajshme. Ajo Alehandron e ka kenduar me leje ndertimi.

Ruci Sic duket tani u ngrite nga gjumi. Ne cilin vend te botes kryeministri behet spiker lajmesh Une Gramoz Ruci grupi I saj parlamentar PS e ka zgjidhur nje here e mire se kush eshte kryeministri I tyre. Eumlshte ai njeri qe te eshte bere ankth ty. Te del ne gjume si hije. Mos e perjeto keq lenien e pushtetit se te ben keq nga ana shendetesore.

Berisha Ti je i vetmi qe nga koha e luftes se dyte boterore deri me sot q eish- kryetari yt do te thoshte se ke ikur nga ky vend me rroba grash.

Ruci Kam ikur ne mes te dites sic jam I veshur sot. Te veshesh Gramoz Rucin dhe Sali Berishen me rroba grash e ta nxjerresh ne Pazar do te pataksej dynjaja dhe te gjithe do te bridhnin nga kureshtia kunder Rucit dhe kunder Berishes. E kuptoni sec marrezi eshte

Diskutimi per 409 miliarde leket e buxhetit te 2011 po behet ne nje seance maratone ku secila pale eshte parashikuar te diskutoje per rreth 7 ore.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›