E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca ndaj Mubarak pa kamera


Pritet të rinisë gjyqi ndaj ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe djemve të tij Gamal e Alaa, por këtë radhë pa praninë e kamerave.

Ish-kreu i vendit, 83-vjecari Mubarak akuzohet për vrasjen e protestuesve gjatë manifestimeve të fillimit të vitit që sollën edhe përmbysjen e drejtimit të vendit prej tij. Mubarak deri më tani nuk i ka pranuar akuzat. Katër oficerë policie pritet që të dëshmojnë sot.

Ndërkohë jashtë ndërtesës policia ka forcuar masat e sigurisë për të mbajtur nën kontroll njerëzit.

Vendimi për të zhvilluar seancën pa kamera u dha herën e fundit nga gjykatësi Ahmed Refaat, teksa jashtë sallës së gjyqit pati përleshje.

Përves akuzave për vrasje, Mubarak ngarkohet edhe me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Nese shpallet fajtor, ai rrezikon denimin me vdekje.

Dorëheqja e Mubarak - Pas 18 ditë protestash në fund të janarit dhe fillimit të shkurtit dha dorëheqjen presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i cili ngarkoi forcat e armatosura të menaxhojnë punët e shtetit.

Mijëra flamuj u valëvitën në sheshin Tahir të shoqëruara me thirrje të gëzueshme dhe vërshëllima

Ndërkohë këshilli suprem i forcave të armatosura egjiptiane vendosi të garantojë “kalimin paqësor të pushtetit” dhe "zgjedhjet e lira” në vend. Kështu theksohet në komunikatën numër 2 të ushtarakëve në një mbledhje të Këshillit të Ministrave. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Lajmet kryesore

Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Socialistët po lënë rrugën e vetmisë"
Deputetët socialistë kthehen në kuvend
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Vlorë, zjarr në Karaburun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›