Policia le te lire aktivistet e Vetevendosjes

Lirohen aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar ditë më parë pasi sulmuan me domate makinën e zëvendëskryeministres kosovare Edita Tahiri.
Policia njoftoi se ndaj 30 aktivisteve nuk është ngritur ndonjë procedurë penale. Përjashtim bëjnë dy aktivistë të tjerë Rron Xhinovci dhe Durim Jashari, të cilët policia ka vendosur t'i mbajë në burg për shkak se ndaj tyre ka ekzistuar një flet arrest pasi sulmuan kohë më parë rektorin e universitetit të Prishtinës Mujë Rugova. Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje përfshi edhe dy deptuetet e kuvendit të kosovës janë arrestuar nga policia pasi ata sulmuan makinën e zëvendëskryeministres Edita Tahiri të shtunën.
Tahiri sapo ishte kthyer nga Brukseli ku ishte takuar me përfaqësuesin e Serbisë në dialogun dy palësh Borko Stefanovic, një DoganatPaktet, Kacin: Hapa të rëndësishëm Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura Vetëvendosje përplaset me qeverinë proces ky të cilin Vetëvendosje vazhdimisht e kundërshton.
Tahiri: Reagimet e "Vëtevendosjes" të paarsyeshme
Kryenegociatorjaka reaguar edhe ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se kjo lëvizje është e verbuar për pushtet dhe se ky subjekt politik ka nevojë të shkojë në ndonjë shkollë të demokracisë.
Aksionii Lëvizjes Vetëvendosje kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe procesit të dialogut Prishtinë-Beograd ka ngjallur reagimin e ekzekutivit kosovar e po kështu edhe të vetë Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeveriae dënoi këtë aksion dhe i quajti huliganë aktivistët e Vetëvendosjes tëcilët sipas qeverisë bëjnë veprime të tilla për përfitime politike. Ngaana tjetër, deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes,të cilat ishin pjesë të aksionit me domate, shprehen mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes brutale të policisë, sic thanë ata.
Vetëvendosje vazhdon edhe më tej ta konsiderojë të dëshmshëm procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Në konferencë, anëtarë të këtij subjekti politik, u shprehen se qeveria e Kosovës është në pozicion shumë të dobët ndërkombëtar, rrjedhimisht vazhdimi i bisedimeve në kohën kur presidentii Serbisë refuzon të shpërbëjë strukturat paralele është i palogjikshëmdhe i dëmshëm.
Krahas kundërshtimit të procesit të dialogut, deputetja Albana Fetoshi ka rrëfyer për aksionin e policisë një ditë më parë. Ajo tha se intervenimi i policisë ishte shumë brutal. Pas arrestimit sipas saj aktivistët u ofenduan me fjalët më banale dhe u rrahën me duar të lidhura.
Vetëvendosje bën të ditur se aktivistët e arrestuar janë në parabugrim 48 orësh dhe janë të shpërndarë në disa prej qyteteve të Kosovës. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga Kosova “Nata e Helverit” në Prishtinë
Teatri Kombetar i Kosovës nis sezonin vjeshtor me shfaqjen “Nata e Helverit”, me regji të Altin Bashës.
Topi-Sosa: Kosova, e drejtë të jetë e lirë
Një tjetër cështje e prekur nga presidenti Topi dhe homologu nga Hondurasi, Sosa, ka qenë ajo e Kosovës. Gjyqi ndaj Fatmir Limajt
Nëse deputeti Fatmir Limaj do të gjykohet në liri, apo nëse EULEX-i do të zbatojë fletë-arrestin ndaj tij, varet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila pritet të deklarohet në lidhje me imunitetin e deputetëve dhe të zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Byhler: Kosova ka mbështetjen e KFOR-it
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Byhler, i cili përfundon së shpejti misionin në Kosovë. Protestë në Prishtinë për xhaminë
Ndërtimi i një xhamie në qendër të Prishtinës, futja e lëndës së edukatës fetare në shkolla dhe lejimi i mbajtjes së shamisë, po ashtu në shkolla, kanë qenë sërish kërkesat kryesore të mijëra besimtarëve myslimanë, që protestuan në qendër të Prishtinës për të katërtën herë.
Lajmet kryesore
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Socialistët po lënë rrugën e vetmisë"
Deputetët socialistë kthehen në kuvend
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Vlorë, zjarr në Karaburun