E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seanca në Apel, avokatët e Veliajt kërkojnë lirinë për kryebashkiakun, çfarë po ndodh në Gjykatë

Vijon prej tre orësh seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe për katër biznesmenët e tjerë ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie.

Deri më tani, ka përfunduar mbrojtjen avokati i kryebashkiakut, Ermir Beta, ndërkohë në këto momente po bën mbrojtjen avokati tjetër i Veliajt Artur Selmani.

Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shfuqizim të masës “arrest me burg” ose një masë më të butë sigurie

Pas tyre pritet të flasë vetë Erion Veliaj, që mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej datës 12 shkurt nën akuzën se ka konsumuar dy vepra penale “korrupsion pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.

I pranishëm në seancë këtë të martë është edhe biznesmeni Elman Abule bashkë me avokaten e tij Romina Zano, të cilët po ashtu do bëjnë mbrojtjen përpara gjykatës.

Në përfundim të mbrojtjes Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën.

Masën e sigurisë nuk e ka anikuar në shkallën e dytë të gjyqësorit Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi.

Seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë disa orë, ku me pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur në pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshoje vendimin e shkallës së parë./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›