Seanca në GJKKO/ Berisha do përfaqësohet nga 2 avokatët e shtetit

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Seanca nisi në orën 10:00, por u shty për pasdite në orën 15:00.
Berisha do të mbrohet nga dy avokatët e shtetit, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati.
Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme vendosi të heqë nga mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha, avokatin e caktuar më parë, Artan Simoni.
Ndërrimi i avokatit ka ardhur me kërkesë nga Prokuroria, pasi komenteve të Simonit ndaj ish-kryeministrit Berisha në rrjetet sociale.
/rtsh.al/