E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seanca në GJKKO, mbështetësit e Veliajt mblidhen sërish para ambienteve të Gjykatës së Posaçme

Mbështetësit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj janë mbledhur sërish para Gjykatës së Posaçme.

Ata janë në pritje të masës së sigurisë që do t’i vendoset Veliajt.

Siç edhe shihet nga videot e siguruara për Vizion Plus, mbështetësit brohorasin të gjithë pro kryetarit të bashkisë.

Veliaj u shoqërua nga blloku i sigurisë drejt Gjykatës, për tu njohur me vlerësimin e masës së sigurisë të dhënë nga gjyqtarit Erion Bani.

Kryebashkiaku i Tiranës, është në arrest në burg pasi Gjykata e Posaçme arsyetoi se ai mund t’i largohej hetimeve për shkak të veprave të rënda penale për të cilat akuzohet: korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›