Seanca për hetimin e zgjedhjeve, një dështim!

Negociatat gjatë fundjavës si dhe gjatë mbrëmjes së shkuar para se të niste seanca nuk sollën asgjë të re. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafa, një nga negociatorët u shpreh se PS-ja kishte hequr dorë prej nga shumë nga kërkesat e saj për të arritur në një konsensus.
“Këta katër elementë, së pari ngritja e Komisionit Hetimor në mënyrë të menjëhershme, 2 shumicë sipas rezolutës së PE ta ketë opozita, drejtimin sipas ligjit opozita duke vënë në dispozicion hetimin e materialeve zgjedhore dhe përfundimet e këtij komisioni hetimor parlamentar të ishin baza për të ndërtuar rishikime, përmirësime të mundshme në kuadrin ligjor ekzistues”, tha Xhafaj.
Në fjalën e tij, kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi akuzoi kryeministrin se nuk dëshiron ngritjen e komisionit hetimor, pasi sipas tij, ai dëshiron të fshehë manipulimin e zgjedhjeve. “Vetë ditën e enjte shqiptarët e shikojnë qartë se ky njeri ka dy halle madhore siç e deklarove dhe radhën e parë, nuk që t’i tregohet në sy të diellit maskaradën elektorale të qershorit 2009 dhe e di që nuk fiton kurrë prandaj kërkon që jo vetëm kjo e vërtetë të mos dalë, por në prag zgjedhjet e ardhshme të bëjë absolutisht të njëjtën gjë”, tha Ruçi.
Por, kryeministri Berisha ka këmbëngulur fort tek ideja e hetimit të zgjedhjeve në përputhje me Kushtetutën e vendit. “Gjykata Kushtetuese shton se objekti i hetimit të argumentuar qartë dhe në mënyrë të mjaftueshme në kërkesë duhet të përmbajë, fakte të përcaktueshme ose kompleks faktesh. Këtu qendron të dashur qytetarë shkaku se pse këta zotërinj vënë maskat dhe vijnë këtu nga hetim në kontroll. Këtu qendron fakti se këta zotërinj kanë frikë të tmerrshme nga faktet, kanë frikë të tmerrshme nga provat, se këta kërkojnë të vendosin në këtë vend një standard që nuk ekziston kurrë në një vend të lirë, dhe s’mund të ekzistojë. Nesër këta zotërinj në pushtet, nëse e imagjinoni të votohet në këtë parlament për hetim pa fakte, do vendosin për t’u bërë gjëmën ju shtëpi për shtëpi”, tha Berisha.
Pas diskutimeve të gjata të deputetëve, projekti i socialistëve për hetimin e zgjedhjeve u hodh në votim. 69 deputetët votuan kundër këtij projekti dhe njëri prej tyre abstenoi, ndërkohë që opozita votoi pro. Më pas, demokratët miratuan një projektrezolutë të tyren për integrimin evropian. /S.Ll/Start/
2010-12-28 08:22
[