Skandal ne Specializimet e Mjekesise. Vendi 2 e 4 zevendesohet nga 9 e 10
Studente te Mjekesise kane denoncuar dje ne redaksine e Shekulli-t me dokumente dhe deshmi nje skandal me kuotat e pranimit ne Studimet Specializuese Afatgjata ne Fakultetin e Mjekesise ne UT.
Komisioni prej 5 vetash i konkursit per 5 vendet e pranimit ne Kirurgjine Maksilo-Faciale ka bere nje zhvendosje te pamotivuar dhe te papritur te listes se fituesve duke eliminuar dy prej tyre dhe duke ngjitur ne vendin e 2 dhe te 4 studentet e renditur ne vendin e 9 dhe 10 te listes.
E gjithe procedura ne fakt e dyta ne listen e 23 konkurseve per specializante qe pritet te zhvillohen deshmon nje perpjekje per favorizime. Njoftimi per kete konkurs eshte bere vetem 2 apo 3 dite para zhvillimit per te mos u lene kohe te interesuarve te regjistroheshin rregullisht. Gjithashtu konkursi duhej te ishte zhvilluar qe ne muajin mars te ketij viti por ai eshte shtyre disa here me arsye te ndryshme derisa vete kreu i Komisionit Ramazan Isufi dha doreheqjen per konflikt interesi pasi djali i tij ishte mes konkurruesve megjithese z. Isufi dha doreheqjen studenti Algen Isufi u rendit i pari nga Komisioni.
Por cudia ka ndodhur me vendin e dyte dhe te katert perkatesisht studentet Bruno Kolefi dhe Jorlen Lulo. Ata jane renditur perkatesisht ne vendin e dyte dhe te katert me nga 180 pike te marra ne testimin me shkrim pike te cilat u jane shtuar pikeve te marra nga dokumentacioni paraprak qe permbledh rezultate dhe diplomat e meparshme.
Rregullorja e firmosur nga dekani Dhori Kule thote qartesisht qe ne fazen e dyte te intervistimit duhet te hyjne vetem fituesit sipas kuotave te programeve te specializimit. Ne rastin konkret ate te Kirurgjise Maksilo-Faciale kuotat ishin 5. Ne baze te rregullores se firmosur nga Kule vetem 5 studentet e pare perkatesisht Algen Isufi Bruno Kolefi Erjon Shehu Jorlen Lulo dhe Eri Kaci duhej te hynin per intervistimin e fazes se dyte i cili permban pyetje rutine si p.sh A do te punoje ne Kukes Sa dhembe ke shkulur ne praktiken mesimore etj.
Habia e pare per studentet ka ardhur kur Komisioni ka vendosur qe ne fazen e dyte te hyjne jo 5 fituesit por te gjithe konkurrentet e listes. Dhe habia e dyte ka ardhur kur lista ka ndryshuar papritur ne menyre radikale. Numri 2 dhe 4 ne liste jane hequr dhe jane zevendesuar me numrat 9 dhe 10.
Te paret sic shihet nga tabela kane marre nga 180 pike ne konkurrim kurse te futurit ne vend te tyre kane marre nga 110 e tjetri vetem 70 pike.
Te dy studenteve te spostuar u jane vendosur vetem 40 pike ne testimin me goje te dyve njesoj e nderkohe u jane dhene piket maksimale dy te futurve nga mesi i listes per ti ngritur lart artificialisht. Theksojme se faza e intervistimit permban pyetje rutine qe nuk kane te bejne me njohurite apo diplomat e meparshme standarde te cilat perfaqesohen ne fazen e pare te testimit me shkrim qe eshte ne fakt dhe provimi real i dijeve.
Qe te marresh 40 pike ne nje intervistim rutine me goje do te thote te jesh memec. Kjo eshte absurde - tha dje ne redaksine e Shekulli-t nje prej te spostuarve Jorlen Lulo.
Dy studentet kerkuan dje takim edhe me dekanin Kule dhe me perfaqesuesin e Ministrise se Shendetesise ne Komision. Ata erdhen gjithashtu ne redaksine e Shekulli-t ku paraqiten listen dhe dokumentacionin qe hedh nje hije te forte dyshimi mbi menyren e punes se Komisionit ne fjale.
Sot pritet te behet nje denoncim zyrtar per kete ngjarje nderkohe qe Fakulteti i Mjekesise eshte vene prej javesh ne qender te protestave te studenteve.