Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00

PRISHTINË, 7 gusht/ATSH/ Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 11:00.
Vazhdimin e njoftoi Administrata e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit, në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në seancën e parë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk kishte propozuar emër për kryetar Kuvendi, pasi sipas tij, duhet gjendet zgjidhje edhe për presidentin.
/KosovaPress/