E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca plenare/ Berisha thirrje për dhunë ndaj deputetëve të PS: Meritoni plumba gome dhe çarje kafkash! Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit bllokoi foltoren, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi prezantonte rendin e ditës.

Me të marrë fjalën, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për dhunë ndaj deputetëve socialistë, për të cilët tha se meritojnë plumba gome, gaz lotsjellës e ‘çarje kafkash’.

“Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh. U çanë kafka. U përshtatën mjetet më të egra dhe u përdorën kundër të rinjve. Këta që shihni këtu janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka e çajnë kafka. Këta meritojnë gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës”, tha Berisha.

“Zoti Berisha ky nuk është procedurë, por është përdhunim… T’i hiqet fjala, sipas rregullores ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme. Keni bërë thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit. Uluni te vendi juaj, s’keni të drejtë fjale për gjithë ditën e sotme”, tha Peleshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›