Seanca plenare/ Berisha shpërthen ndaj deputetëve të PS: Rama do ketë fatin e Çausheskut, mbroni pasuritë e vjedhura dhe vrasjet e porositura

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta në Kuvend, ku seanca plenare ka nisur mes tensionesh dhe përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës.
Berisha ka sulmuar qeverinë dhe deputetët e shumicës, duke i akuzuar se po mbrojnë “pasuritë e vjedhura” dhe “vrasjet e porositura”, ndërsa kanë dalë kundër protestës së studentëve.
Duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës, Berisha tha se në Kuvend nuk mund të flitet për procedurë parlamentare, ndërsa, sipas tij, jashtë sallës policia po godet revoltën studentore.