Seanca plenare, protestë pranë Parlamentit, forca të shumta policie të pranishme, shoqërohet një nga organizatorët

Një protestë po mbahet para parlamentit teksa njëkohësisht u zhvilluar dhe seanca plenare që zgjati rreth një orë. Qytetarët kanë tentuar të afrohen te Kuvendi, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar institucionin nga të gjitha anët për të lejuar hyrjen e deputetëve dhe vijimin e seancës.
Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë, si pjesë e planit të masave të Policisë së Shtetit për menaxhimin e situatës në rast tensionimi. Pasi nuk janë lejuar t’i afrohen Parlamentit, qytetarët kanë marshuar drejt Ministrisë së Brendshme. Gjatë protestës, qytetarët kanë qëlluar me vezë dhe domate policinë, e cila është kundërpërgjigjur me sprai lotsjellës. Gazetarja Lusi Përgjegji raportoi se një prej organizatorëve, Arben Kola është shoqëruar nga policia.
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të nisë punimet e seancës plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare, si dhe shqyrtimi i çështjeve të tjera të procedurës parlamentare.