E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seanca plenare zgjat 20 minuta/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit

Mes tensionesh ka nisur seanca plenare e ditës së sotme pasi deputetët marrin pjesë të opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Sikurse ishte paralajmëruar, deputetët e PD-së edhe sot me aksionin e tyre të protestave.

Me pankarta në duar, deputetët e PD-së qëndrojnë para foltores. Po ashtu, vendosën edhe zhurmues.

Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e sotme dhe mor vendimin e deputetëve që nuk janë duke u bërë pjesë në seancë, por të bëjnë aksionin e tyre duke mos lejuar normalitet në seancë.

Ndërsa deputetët e tjerë janë në terren për protestën e ditëve të nesërme që do të shtrihen në disa rrugë të Shqipërisë.

Vetëm 20 minuta zgjati seanca e dedikuar për rendin e ditës dhe problematikave të ndryshme, ku fjalën e morën vetëm 4 socialistë. 

Seanca plenare drejtohet nga N/kryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, ndërkohë që garda është gatishmëri. 

Lajmi në zhvillim…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›