E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) Ndërkaq Presidentja Jahjaga në fjalimin e saj ka ngatëruar emrat e Krasniqit dhe Thaçit. Ajo i’u drejtua Kryeministrit me: ‘I nderuar kryetar i Qeverisë së Kosovës, Krasniqi’

Ajo në fjalimin e saj ka folur për rrugën e gjatë të Kosovës drejt shpalljes së Pavarësisë dhe drejt  konsulidimit të institucioneve të vendit, me mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

“Është një nder i madh që prej këtij vendi ku 5 vite më parë është shpallur pavarësia, të kremtojmë këtë akt të shpalljes që e bëm me miqët tanë SHBA dhe Shtetet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja, më tej ka folur për luftën që po bën shteti i Kosovës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dy pengesat më të mëdha të Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“ Pavarsia e Kosovës është bërë më e plotë me heqjen e mbikqyrjes se Pavarësisë vitin e kaluar, dhe kalimin e plotë të përgjegjësisë në institucionet e Republikës së Kosovës.Ne kemi shumë arsye për të festuar dhe shumë punë për të bërë për të vendosur themelët e fuqishmë të përparimit dhe zhvillimit.Ne duhet të thellojmë luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne kemi forcë dhe aftësi për ta fituar këtë betje”, ka deklaruar Jahjaga.

Duke folur për dialogun ajo ka thënë: “Dialogut nuk i frikësohemi dhe kemi hyrë në të me vullnetin për ta mbyllur një kapitull të vështirë të së kaluarës.Historinë nuk mund ta zhbëjmë por le ta ndërtojmë të tashmen në paqë për hir të së ardhmes”

------------------------------------------------------

Me intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës ka filluar seanca solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të 5 vjetorit të Pavarësisë.

Kryeparlamentari Krasniqi ka hapur mbledhjen solemne të Kuvendit me një fjalim rasti.

“5 vjetori i Pavarësisë ëshë një ngjarje e madhe historike që po shënojmë sot. Shpallja e pavarësisë është njohur nga vendet lidere të demokracisë botërore dhe nga vendet tjera. Pavarësia e Kosovës përbën tashmë një fakt të pamohueshëm historik, politik e demokratik”, ka filluar fjalimin e tij Krasniqi.

Ai ka folur për sukseset dhe të arriturat që Kosova ka bërë, por nuk ka përjashtuar sfidat që ka përballë Kosova në rrugëtimin e saj.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk kemi asnjë arsye për vetë knaqesi duke pasur parasysh resurset e vendit tonë , të cilat do të kishim mundur t’i vendosim në një stad më të lartë të shfrytëzimit”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se Kosovës po i bëhet padrejtësi duke u mbajtur jasht Këshillit të Evropës, Organizatës së Kombeve të Bashkuar dhe disa organizatave tjera ndërkombëtare.

Krasniqi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të shtojë presionin mbi Serbinë që të jetë më konstruktive në raport me Kosovën.

“Bashkimi evropian të shtojë presionin mbi Serbinë që të shpërbejë strukturat ilegale në Serbi. Poashtu BE duhet të vendos si kusht zgjidhjen e të gjitha problemeve në rajon para antarësimit të ndonjë vendi në BE, në mënyrë që të pamundësohet bllokimi i njëra tjetrës”, ka shtuar Krasniqi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›