Musliu: Nuk shkojmë në Prishtinë vetëm për të cakrruar gotat me ata që bllokojnë Luginën

Liderët e Luginës së Preshevës nuk do të jenë nesër në Kosovë për të festuar pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës së bashku me vëllezerit e tyre kosovarë.
Pjesa dërmuese e liderëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës nuk marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të përvjetorit të pavarësisë, ata megjithëkëtë kanë uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë.
Kryetari i BDL-së Jonuz Musliu, ka hedhur një varg kritikash në drejtim të krerëve të shtetit të Kosovës.
“Jam të zhgënjyer me kreun e shteti të Kosovës. Këto vitet e fundit kreu i shtetit të Kosovës jo vetëm se kishin harruar Kosovën Lindore por edhe kanë injoruar, duka na vënë bllokada e sanksione ekonomike, të cilët ashtu kështu janë të sanksionuar ekonomikisht dhe kombëtarisht nga politika diskriminuese serbe”, ka thënë Jonuz Musliu, transmeton “Presheva Jone”.
I pyetur se pse nuk gjendet sot në Prishtinë, Musliu ka thëne se “Nuk duam të cakrrojmë gotat me ata që kanë kanë vënë tarifat për qarkullimin e lirë të mallrave etj…për shqiptarët e Luginës së Preshevës”. /Indeksonline/