E Diel, 1 Nëntor 2026

Seance e posacme ne 5 vjetorin e Pavaresise se shtetit te Kosoves

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon një seancë të posaçme në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. 
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli vlerësoi faktin së në këtë ditë të shënuar nderohet një nga fugurat që ka kontribuar për shtetin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

 “Mirënjohje të thellë për vizionarin dhe projektuesin e Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovën. 100 vjetori i pavarësisë ka bërë të kuptojmë se ne duhet të bashkohemi me njeri-tjetrin në perspektivën tonë evropiane. Ne jemi më të lirë e më të vendosur se kurrë që të bashkohemi me njeri-tjetrin, të bashkohemi në Evropë”, vuri në dukje Topalli. 
Por vlerësime dhe mirënjohje për këtë figurë erdhën dhe nga Kryeministri, Sali Berisha.
“Nderojmë 125 vite luftëra përpjekje të shqiptarëve të Kosovës kundër padrejtësive të projektuar kundër tyre, lufta për dinjitet kombëtar. Përulemi me nderimin më të madh para burrave e grave që ranë për tu bërë të pavdekshëm, që zëri i lirisë të mos shuhej kurrë. Nderojmë me respektin më të madh një nga personalitet më të shquara të historisë kombëtare, Ibrahim Rugovën”, u shpreh Berisha.
Por, mirënjohje të thellë, në vlerësimin e Kryeministrit, meritojnë dhe qytetarët dhe shtetarët e Kosovës që arritën në një hark kohor të shkurtër ta shndëronin Kosovën në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti rajonal. 
“Në 5 vite të lirë Kosova ka shënuar arritje më shumë se Shqipëria në 50 vite diktaturë të saj”, u shpreh Berisha.  
Ndërkohë që, në ligjeratën e tij, kreu i qeverisë shqiptare shprehu vendosmërinë për të mos hequr dorë nga nacionalizmi si projekti më i madh për të realizuar bashkimin e shqiptarëve me njeri-tjetrin dhe në këtë kontekst, Berisha i dha përgjigje të gjitha interpretimeve të tjera që përpiqen të sfumojnë këtë mision. 
“Nacionalizmi ynë s'ka pretendime territoriale dhe nuk bazohet në doktrina shfarosëse, s'bazohet në fobira ndaj të tjerëve, por në vlerat me qytetare. Qëndrojmë krenarë në nacionalizmin tonë, në doktrinën e shqiptarësisë, në bashkimin me njeri-tjertin. Ne i qëndrojmë nacionalizmit, si projekti më i madh për të realizuar bashkimin e shqiptarëve me njeri-tjetrin”, u shpreh Kryeministri. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›