E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria dorezon ankimin per te pafajshmit e 21 janarit

Prokuroria e Tiranës, dorëzoi sot në Gjykatën e Apelit ankimin për pafajësinë e të pandehurve të akuzuar për vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve të 21 janarit. Lajmi konfirmohet nga burimet e “ABC News” pranë organit të akuzës, sipas të cilëve, pafajësia e komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendit dhe gardistit Agim Llupo është I padrejtë dhe jo I ligjshëm. Mësohet se ankimi është renditur ne rreth 20 faqe format, ku prokuroria ka nënvizuar arsyet dhe provat pse komandanti Prendi dhe gardisti Llupo janë autor të vrasjes me dashje të demonstruesve. SIpas prokurorisë, edhe në Gjykatën e Apelit do të kërkohet dënimi i Prendit me 23 vjet burg dhe gardistit Llupo me 25 vjet heqje lirie. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›