E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sedra e Papandreut: Nuk po kërkojmë ndihmë financiare

Papandreu informoi këshillin ministror për takimet e realizuara në Paris dhe Bruksel, për të cilat Greqia ishte e bindur në mbështetjen politike të 27 vendeve anëtare për programin e saj të stabilizimit ekonomik.

"Nuk dëshirojmë ndihmë financiare nga të tjerët. Nuk dëshirojmë para nga taksapaguesit gjermanë, italianë, francezë, apo të tjerë. Ne kërkojmë kohën e duhur për realizimin e programit tonë '', deklaroi Papandreu.

Kryeministri grek shprehu gatishmërinë e qeverisë për kufizimin e deficiteve dhe për ecjen përpara të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›