Sejdiu Dialogu me Serbine si dy shtete te barabarta

Nju Jork - Gjate sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara qe u mbajt ne Nju Jork Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu pati takime me krere te njohur shtetesh duke lobuar per njohjen e Kosoves. Ne nje interviste ekskluzive Sejdiu flet per suksesin e kesaj vizite mbeshtetjen e cmuar qe ka pasur nga SHBA-te prej pavaresise se Kosoves angazhimin e vazhdueshem nga administrata Obama per ndertimin e nje demokracie funksionale per njohjet e ardhshme qe do ti behen shtetit me te ri dhe per shume ceshtje te tjera pas vendimit te GJND-se dhe miratimit te rezolutes se fundit nga Asambleja e Pergjithshme.
Z. President deri tek nje dialog i mundshem me Serbine por vetem si dy shtete te barabarta dhe fqinje te mira lidhur me qendrimin tuaj ne Nju Jork para largimit cfare kishit per te thene Ne shfrytezuam rastin qe brenda nje muaji te vijme dy here ne Nju Jork. Pikerisht ketu ku edhe po zhvillohen punimet e Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se me pjesemarrjen e 192 shteteve me shume se 50 presidente 40 kryeministra dhe te gjithe ministrat e jashtem te vendeve anetare te Kombeve te Bashkuara. Kjo na ka dhene mundesine te zhvillojme takime te shumta me disa delegacione te larta shteterore nga cdo cep i botes. Jemi takuar me burreshtetas nga vende te ndryshme te botes. Kjo ka qene nje axhende shume e ngjeshur me takime dhe kemi marre pjese si shtet ne disa forume nderkombetare ekonomike dhe ceshtje te tjera boterore si dhe kemi dhene leksione ne universitetet amerikane. Ne kemi punuar qe me keto takime te nxisim sadopak ato vende qe se kane njohur deri tani Kosoven te mos hezitojne dhe te mos humbin kohen me per ta njohur Kosoven. Dhe keshtu ne te gjitha bisedat qe kemi pasur ato kane qene jashtezakonisht te perzemerta dhe mjaft premtuese per kete qellim. Dhe presim qe ne nje kohe jo te larget keto vende sipas premtimeve dhe keto shtete te marrin vendimet e drejtperdrejta per njohjen e shtetit te Kosoves shtet ky sic u kemi bere te qarte nuk ka me kthim mbrapa. Por une nuk mund te caktoj se kush do ta njohe dhe kur do ta njohe por mund te konfirmoj se me te gjitha vendet qe kemi biseduar kemi pare se shumica e tyre e kuptojne realitetin qe eshte krijuar ne Kosove sidomos pas shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008 dhe se fundi pas vendimit te GJND-se dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme. Ne ne cdo takim si me Kryeministrin Thaci dhe ministrin e Jashtem Hyseni kemi dhene prova dhe kemi deshmuar se Kosova ka shtet qe ka bere shume gjera pozitive. Ne kete kontekst jemi te gatshem te bisedojme me Republiken e Serbise ne cdo kohe per tema qe jane ne interes te qytetareve te te dyja shteteve pra te Kosoves dhe Serbise si shtete sovrane. Pra si dy pale te barabarta dhe ne kushte te barabarta - dhe assesi ndryshe. Natyrisht qe ne nje proces te tille do te behet e ditur edhe gama e asaj se per cfare Kosova eshte e gatshme te bisedoje me Serbine. E perseris se ne kemi nevoje te bisedojme per levizjen e lire te qytetareve per ceshtje te bashkepunimit fqinjesor ekonomik ne dobi te dy vendeve per stabilitetin por edhe per bashkepunimin nderrajonal. Ne fushen e energjetikes dhe fusha te tjera si persona te humbur dhe kthimin e personave ne trojet e veta. Sidomos kur behet fjale ne pjesen veriore ku aktualisht ka nje tension artificial do te thosha. Natyrisht qe edhe qytetaret serbe te kthehen ne shtepite e tyre ne Kosove. Ne u japim garanci te plota se ata do te jene si te gjithe qytetaret e Kosoves. Ne fund do te theksoja se nuk ka kurre fare bisedimi qe ka te beje me integritetin territorial te Kosoves ceshtjen e statusit te saj ose bisedime qe kane idene te nderhyjne ne ceshtjet e brendshme te Kosoves. Absolutisht jo Pas vendimit te GJND-se dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme cfare ka ndryshuar ne opinionet dhe vendimet e disa shteteve qe pritej te njihnin shtetin e Kosoves Kane ndryshuar shume gjera do te thosha. Mbase me kryesorja dhe me e rendesishmja per Kosoven eshte se pas vendimit te GJND-se dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme pavaresise se Kosoves i eshte vene vula. Kosova tash eshte bere shtet me nje pavaresi qofte formale por edhe juridike dhe de fakto ne aspektin nderkombetar duke konfirmuar edhe nje here ate vendim qe mori Kosova me 17 shkurt 2008 kur e shpalli edhe pavaresine e saj. Natyrisht qe edhe ne pergjigjen e pyetjes suaj - konkludon se ka pasur disa vende qe e kane lidhur ende me momentin e dhenies se mendimit te pas vendimit te GJND-se dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme. Une besoj se ne ditet qe vijne - javet qe vijne muajt qe vijne lajme te mira do te kemi per Kosoven mbasi sic dihet eshte ne vendimin e cdo vendi sovran te vendose per kete qellim cka do te thote sipas interesave te tyre cdo vend te zgjedhe momentin e duhur qe ta njohe shtetin e Kosoves. Gjate kesaj periudhe do te theksoja se vendimi i GJND-se ka evoluar mjaft pozitivisht ne konsensus te plote te vete rezolutes se OKB-se pavaresisht nga fakti se Coampsponsorisuesi i kesaj rezolute ka qene vete Serbia. Ne themi se me kete lloj qasjeje Republika e Serbise duket se e ka pranuar realitetin e ndertuar ne Kosove. Duke pranuar dhe mendimin e GJND-se sipas rezolutes qe beri vete Serbia ka si kusht themelor te saj - qe Serbia ta pranoje plotesisht mendimin e dhene nga GJND-ja dy muaj me pare. Ne jemi te ndergjegjshem te pranojme dhe per kete ne po punojme dhe i japim shume rendesi qe te shtohet numri i vendeve qe do te njohin Kosoven ne te ardhmen per te plotesuar numrin e bollshem numerik per tu bere anetare e Kombeve te Bashkuara dhe Kosova te aderoje ne te gjitha mekanizmat nderkombetare. Duke marre parasysh se tani nuk ka asnje formule per dialog mes qeverise serbe dhe qeverise se Kosoves si do te shkohet deri tek dialogu nese ka per tu bere Ne e kemi shprehur qendrimin tone dhe nuk luajme asnje prej se nga ajo cfare kemi thene. Kemi deklaruar edhe ne biseda te thella dhe zyrtare me perfaqesues te Bashkimit Evropian dhe SHBA-se se nuk u ikim bisedimeve qe kemi me kete game temash qe thashe me larte. Asnjehere nuk do te pranojme dhe nuk do te kalojme tema te cilat jemi mesuar ti degjojme shpesh nga qarqe te ndryshme nga Beogradi. Ne kete kuader une mund te them se eshte ne interes te te dy vendeve si vende fqinje ne interes te rajonit per paqen sigurine dhe stabilitetin qe te ulen tensionet e krijuara gjithmone me obkustrisione instruktive te Beogradit. Pra sido qe te jete eshte me rendesi qe te gjitha vendet e rajonit te ecin drejt integrimeve evropiane per te krijuar nje klime qe i permbush te gjitha detyrimet nderkombetare ne rajon per te vendosur kudo ne rajon nje klime te re te bashkepunimit. Ne lidhjet e partneriteti nderrajonal sic e kemi ate qe ka treguar deri tash Kosova per te hyre ne keto procese ashtu si ka vepruar edhe me vendet e tjera fqinje ne kemi vepruar mire me te gjitha vendet per rreth nesh. Kemi relacione jashtezakonisht te mira me Republiken e Malit te Zi Maqedonine dhe te shkelqyera me Shqiperine. Pra edhe nje here pse te mos kemi marredhenie te mira edhe me vendet e tjera perfshire edhe Serbine Si mund te arrihet dialogu mes Prishtines e Beogradit Do te theksoja ne pergjigje te pyetjes suaj se tash per tash ende nuk ka nje formule te caktuar dhe nuk ka nje axhende te percaktuar. Do te fillohet besoj se pari me inicimin e temave dhe pastaj te shohim se si do te veprohet. Une i theksova qendrimet tona por nuk perjashtohet mundesia se mund te kete dhe mbeshtetje facilituese te vendeve te rendesishme te Bashkimit Evropian. Dhe natyrisht edhe te SHBA-se. A eshte per Serbine nje realitet se Kosova eshte shtet i pavarur ka shtetin e saj me cdo pellembe te tokes se territorit te saj perfshire edhe problemet e Mitrovices qe jane shkaktuar atje dhe a pengon kjo ceshtje dialogun Mitrovica ashtu si dhe cdo pellembe toke e Kosoves eshte pjese integrale e territorit te Republikes se Kosoves ky eshte nje realitet qe duhet pranuar edhe nga Serbia. Mitrovica ka probleme te trasheguara - tash e sa kohe. Por qe smund te trajtohen si pa te zgjidhshme dhe te ndara na Kosova. Pra te ndare nga trungu yne Kosova. Ne kemi pranuar qe zgjidhja e problemit te Mitrovices te behet ne kuadrin e asaj qe solli edhe zgjidhjen e statusit final te Kosoves dy vjet me pare kur Kosova shpalli pavaresine dhe ka Kushtetuten e saj. Brenda kesaj ne mendojme te shkojme ne procese te rendesishme qe kane te bejne me decentralizimin ose te realizmit te ketij projekti ashtu si dhe eshte vepruar ne komunat e tjera ne Kosove duke pasur kujdes qe asgje pertej Kushtetutes se Kosoves. Cili duhet te jete fokusi juaj ne vijim mbas ketyre takimeve Fokusi i Kosoves eshte i perqendruar ne disa rrafshe. E para ne planin nderkombetar eshte sigurimi i sa me shume njohjeve te saj. Aderimi i Kosoves ne organizmat e tjera nderkombetare deri ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara ndertimin e relacioneve te mira me te gjitha vendet perfshire edhe vendet fqinje - Serbine. Ndertimin e nje rrjeti diplomatik edhe me te madh mbasi deri tash kemi vetem 21 ambasada pra zgjerimin e tyre dhe shtrirjen ne shume vende te tjera qe na kane njohur deri tash. Dhe ska dyshim edhe zhvillimin e brendshem ekonomik sundimi i ligjit dhe integrimi i plote evropian. Cdo njeri nga keta faktor qe permenda jane shume te rendesishem per Kosoven dhe jane ne funksionin tone pas ketyre takimeve. Cfare mesazhi keni per diasporen ne SHBA dhe e percillni nepermjet kesaj interviste Une e vleresoj dhe e cmoj shume rolin dhe kontributin e diaspores shqiptare ne Amerike. Ate cfare ka bere kjo diaspore ne vite me dekada per ceshtjen shqiptare prej nga pavaresia e Shqiperise demokratizimin e saj dhe clirimin e pavaresine e Kosoves. Andaj do te thosha se diaspora duhet te ndjeke rrugen e saj si ne mbeshtetje te Kosoves po edhe ne ceshtjet e tjera shqiptare ne Ballkan pra ne trojet tona. Rolin e mire te perfaqesimit te identitetit tone kombetar. Pavaresisht se nga jane Kosova Shqiperia dhe viset e tjera te jene qytetare te nderuar dhe te respektuar te ketij vendi te madh dhe ti kushtojne me shume rendesi tash investimeve ne Kosove mbasi edhe kushtet jane shume me te favorshme dhe ka nje kuader ligjor mjaft te favorshem per diasporen duke i kontribuar edhe nje zhvillimi me te madh edhe Shqiperise edhe Kosoves e viseve shqiptare duke sjelle edhe pervojen tuaj nga ky vend ashtu si perfaqesuesit e Organizates e Profesionisteve dhe Ndermarresve te Rinj APEN dhe - te gjitheve atyre qe jane te shkolluar ketu ne SHBA.