E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjeshte makijazhi i ri nuancat dhe stilet e fundit

Nga te gjitha stinet vetem vjeshta shfaq nje perzierje te ngjyrave te ngrohta. Dhe tonet e reja per kete stine jane e kuqja e theksuar vjollca e arta e zeza qe e ndricojne natyren me nuancat dhe perzierjet qe mbijne nga toka

Me sy gri buze te lengshme apo te kuqe te thelle kjo vjeshte ofron shume zgjedhje nga moda e fundit per makijazhin. Nga te gjitha stinet vetem vjeshta shfaq nje perzierje te ngjyrave te ngrohta. Dhe tonet e reja per kete stine jane e kuqja e theksuar vjollca e arta e zeza qe e ndricojne natyren me nuancat dhe perzierjet qe mbijne nga toka.

Ngjyrat

Nje pamje ku mbizoteron ngjyra gri nuk ka pse te jete e frikshme. Qellimi eshte sofistikimi qe zbutet me prekjet e celeta qe e lejon kete pamje te perdoret si diten dhe naten.

Metoda

Aplikoni lehte ne pjesen e siperme dhe te poshtme te syrit sa me afer qerpikeve nje laps me ngjyre te erret. Zbuteni nuancen duke e fshire pak me nje sfungjer pastrues me furce apo me gishtin tuaj. Duke perdorur nje furce te zakonshme syri apliko nje hije mesatarisht te erret mbi qepalle dhe pak mbi bishtin e syrit mendoni per perendimin e diellit ngjyra eshte me e erret ne horizont dhe duke u bere me e celet ndersa leviz lart. Apliko te njejten ngjyre edhe ne pjesen e poshtme te syrit. Per ti zbutur anet perdor nje krem me ngjyre te erret. Ne fund apliko rimel ne qerpiket e poshtem.

Kozmetika

Ndihma e kozmetikes eshte pjese e rendesishme e parandalimin e plakjes se lekures. Prodhimet kozmetike kunder plakjes pa dyshim veprojne mirepo eshte me rendesi te zgjedhen prodhimet e pershtatshme sipas tipit te lekures. Eumlshte themelore njomja e lekures te cilen duhet te fillosh para moshes njezetvjecare. Kurimi hidrant ruan butesine e lekures dhe krijon rezistence ndaj ndikimeve te demshme te jashtme dhe keshtu zvogelon mundesine e krijimit te rrudhave. Me te pershtatshme jane formulat te cilat duke forcuar shtresen mbrojtese te lekures nxisin funksionin e saj qe vete te ruaje lageshtine. Zgjedhja e drejte e kremit menjehere do te veproje. Pra ne qofte se nuk shihen menjehere rezultatet duhet nderruar kremin.

Stinet

Karakteristikat e lekures ndryshohen gjate moshes stines se vitit por edhe gjate ndryshimeve hormonale ne organizem nderkaq varen edhe nga gjendja shendetesore. Andaj ato ndahen ne lekure te thate normale dhe te njome. Para ovulacionit apo menstruacioneve lekura mund te behet me e yndyrshme dhe te mbulohet me pucerrza nderkaq gjate kohes se ftohte behet e thate dhe mund te filloje te qerohet por ne situata stresi do te behet teper e ndjeshme. Gjithashtu me kalimin e kohes lekura behet me e holle me e dehidruar mirepo nuk eshte e rralle as te behet edhe teper e yndyrshme me shtresen e siperme te trashur. Preparatet per kurim duhet vazhdimisht ti pershtaten gjendjes reale te lekures.

Plakja

Kozmetika kunder plakjes posacerisht eshte e dobishme si mase preventive. Keshtu qe nga mosha njezetvjecare duhet shfrytezuar kremrat me antioksidante sic jane vitamina E apo ekstrakti i cajit te gjelber gje qe eshte risi. Pas moshes tridhjetevjecare duhet te orientohesh ne preparate te cilat kthejne elasticitetin dhe butesine e lekures ne menyre qe te plotesohet mungesa e elastines dhe e kolagjenit.

Kremrat

Kremi i pare i posacem i cili do tju nevojitet eshte i dedikuar per rajonin rreth syve i cili eshte me i ndjeshem dhe ku me heret paraqiten shenjat e plakjes. Mbrojtja nga rrezet UV eshte e domosdoshme. Veres duhet perdorur kremin per rrezitje nderkaq dimrit mjaftojne filtrat te cilat permbajne pothuajse te gjitha kremrat e dites dhe disa pudra. Edhe ne trup edhe ne fytyre kremin duhet qitur nepermjet nje masazhi te bute kjo kerkon disa minuta mirepo eshte e shkelqyeshme per mikroqarkullimin e gjakut nderkaq pershpejton dhe absorbon elementet aktive te kremit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›