E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu-Haradinaj: Procesi zgjedhor të jetë i ndershëm

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ftoi të gjitha subjeket politike të angazhohen maksimalisht për një proces korrekt dhe të ndershëm të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovë. "Zgjedhjet e këtij viti janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet", theksoi presidenti Sejdiu gjatë një takimi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. "Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për imazhin e shtetit tonë në botë", theksoi Sejdiu.
Kryetari i AAK-së, Haradinaj tha se partia që ai drejton do të punojë edhe më tej për realizimin e aspiratave dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.''AAK-ja bën thirrje për një proces korrekt zgjedhor, i cili duhet të sigurojë respektimin e plotë të vullnetit të zgjedhësve'', theksoi Haradinaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›