Sejdiu: Kam “presione” që të rikthehem në Presidencë

“Kryetari i nderit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë për t`u bërë president i Kosovës për herë të tretë. Në intervistën për “Koha Ditore” Sejdiu thotë se për rikthimin e tij në këtë pozitë ka “presione” nga një pjesë e anëtarësisë së LDK-së.
Ai e konfirmon kabllogramin e “Wikileaksit”, në të cilin është thënë se kryeministri Hashim Thaçi i kishte kërkuar që të dilte me një deklaratë për t`i hedhur poshtë pretendimet e Nazim Bllacës se pas krimeve të pasluftës qëndronte politika.
Ai thekson se nuk ka qenë hera e parë që atij i ishte kërkuar të bënte deklarata të tilla, porse asnjëherë nuk e kishte bërë një gjë të tillë, për të vetmin fakt se ka dashur të respektohet ndarja e pushteteve.
I
sh-presidenti Sejdiu e përgëzon presidenten Jahjaga për vullnetin që ka treguar për ta luftuar korrupsionin, por nuk e vlerëson si hap të mençur që ajo ta themelojë Këshillin antikorrupsion. Tërheq vërejtjen se një këshill i tillë del jashtë fushës së veprimit të kreut të shtetit.