E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Kufijte jane te paprekshem

Presidenti Fatmir Sejdiu konsideron si shume te rrezikshem çdo nderrim kufijsh ne rajon. “Qendrimi i institucioneve te Republikes se Kosoves eshte i pandryshueshem: secili ne shtepine e vet, secili ne kufijte e vet shteterore”, tha Sejdiu, gjate nje vizite ne pjesen veriore te Mitrovices. Komentet e presidentit vijne disa dite pas deklarates se ligjvenesit amerikan, Dana Rohrabacher, se shkembimi i territoreve ndermjet Kosoves dhe Serbise, do te mund t’i kontribuonte arritjes se nje zgjidhjeje te qendrueshme ne Ballkan. Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova ka kuptimin e vet vetem si teresi, si shtet unik, me integritet te paprekshem territorial, dhe per kete nenvizoi se ekziston edhe perkrahja e plote e bashkesise nderkombetare. Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan, Dana Rohrabaher, ka thene se zgjidhja e vetme funksionale per stabilizimin e rajonit te Ballkanit do te ishte nje shkembim territoresh ne mes te Kosoves dhe Serbise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›