E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifillojne negociatat mes Izraelit dhe palestinezeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton kane filluar takimin trepalesh i cili po zhvillohet ne Egjipt.

Ky takim eshte i dyti mes udheheqesve izraelite dhe palestineze pas atij qe u zhvillua ne fillim te shtatorit ne Shtepine e Bardhe ne te cilin i pranishem ishte edhe presidenti amerikan Barack Obama.

Pak para fillimit te rrethit te dyte te bisedimeve per Lindjen e Mesme Clinton kerkoi prej Izraelit qe ti permbahet ndalimit te ndertimit te ngulimeve ne Bregun Perendimor.

Izraelitet dhe palestinezet mund te arrijne marreveshje ne ceshtjen kyc te ngulimeve hebraike tha Clinton.

Me pare edhe presidenti amerikan Barack Obama i kishte bere thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu qe edhe pas kalimit te moratoriumit me 26 shtator te mos lejoje ndertimin e banesave te reja ne Bregun Perendimor.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas eshte kercenuar me nderprerjen e bisedimeve ne rast se hiqet ndalimi i ndertimeve.

Rrethi i ri dyditor i bisedimeve nisi sot ne vendin turistik egjiptian Sharm el Sheik.

Amerikanet po perpiqen qe te ruajne trysnine mbi palet per arritjen e nje marreveshjeje.
Levizja islamike Hamas qe kontrollon Gazen nuk perfaqesohet ne keto negociata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›