Sejdiu: Ngjarja në Kroin e Vitakut, e instruktuar nga Boegradi

Ngjarjet e ndodhura sot në lagjen Kroi i Vitakut janë të instruktuara nga njerëzit e Beogradit. Kështu është shprehur Presidenti Fatmir Sejdiu për përleshjen e ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës duke akuzuar Beogradin për të gjitha tensionet e ndodhura ditën e sotme.
"E ardhmja jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në komunikime ndërshtetërorë në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin", ka thënë presidenti Sejdiu.
Ai shtoi gjithashtu se institucionet e Kosovës, kanë zgjedhur rrugën e progresit, dhe jo rrugën e konfronteve.